VIDEO/ Një penallti e padhënë “tërbon” Atletikon, derbi i Madridit mbyllet pa gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2018 | 22:38

VIDEO/ Një penallti e padhënë “tërbon” Atletikon, derbi i Madridit mbyllet pa gola

Reali e Atletiko e mbyllën në një barazim pa gola, derbin e kryeqytetit në javën e shtatë të La Ligas. Rastet nuk munguan për të dyja ekipet, por në fund rrjetat mbetën të paprekura në të dyja krahët.

real atletiko

Në minutën e 31-të, lojtarët e Atletikos kërkuan një penallti, për një prekje të topit me dorë të Kasemiros brenda zone, por edhe pas këqyerjes në VAR, nuk u mor vendimi për një penallti.

42752017_1915270098555188_8013248139165171712_n

Portierët ishin të dy në lartësinë e detyrës, dhe treguan vlerat e tyre në disa raste që u vunë para vështirësive.

1538249244_578553_1538249315_noticia_normal

Pas këtij takimi, Reali mbetet po aq pikë sa Barcelona, 14, dhe kyresojnë të dyja. Më pas, ndjekin Sevija e 13 pikë, dhe Atletiko me 12.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"