VIDEO/ Një penallti e diskutueshme mes tensionit, Dinamo mposht Flamurtarin në Vlorë dhe i merr vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 23:55

VIDEO/ Një penallti e diskutueshme mes tensionit, Dinamo mposht Flamurtarin në Vlorë dhe i merr vendin e dytë

Dinamo ka mposhtur në transfertë Flamurtarin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë.

fmnf

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste dhe goditje në portë. Ndërsa në pjesën e dytë e dytë gjithçka ndryshoi pasi të dyja ekipet u ndezën. Tensioni në tribunë dhe pankinë detyroi arbitrin Kreshnik Cjapi të ndëshkonte me karton të kuq mjekun e klubit blu. Por sfida u vendos në minutën e 82’ teksa Dinamo kaloi në avantazh falë golit të Denison nga pika e bardhë e penalltisë.

Kaq mjaftoi që të nxeheshin gjakrat mes trajnerit të Flamurtarit Marcelo Troisi dhe drejtorit të Dinamos Ermal Barushi të cilët u ndëshkuan me karton të kuq. Më pas u revoltuan edhe tifozët vlonjatë duke hedhur shishe në fushë.

Mes tensionit dhe penalltisë së diskutueshme Dinamo mori 3 pikë duke u ngjitur në vendin e 2-të me 37 pikë dhe Flamurtari zbret në vendin e 3-të me 35 pikë.

FLAMURTARI 0-1 DINAMO

82′ Denison (P)

NGJARJET KRYESORE

105′ Mbyllet sfida, fiton Dinamo!

101’ Liçajt i del një top i mirë në zonë, por ky i fundit nuk arrin ta shfrytëzojë.

90’+9’ Karvaljo godet në fytyrë Vokrrin, ka faull në favor të dinamovitëve.

90′ Akordohen 14 minuta shtesë.

84′ Tension mes trajnerit të Flamurtarit dhe drejtorit të Dinamos, ndëshkohen me karton të kuq Marcelo Troisi dhe Ermal Barushi.

82’ GOOOL DINAMO 0-1! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Denison zhbllokon rezultatin.

80’ Karamba rrëzohet në zonë nga Qarri, ka 11 metërsh për Dinamon.

75’ Del Lilaj, në fushë futet Preloshi.

74’ Ndëshkohet me karton të kuq mjeku i Dinamos, tifozët vlonjatë hedhin shishe në fushë.

72’ Erik Flores largohet nga fusha, zëvendësohet nga Karlos Augusto.

70’ Denison harkon drejt zonës, Beqja largon topin.

57’ Del nga fusha Fernando, në lojë futet Dos Santos Karlos.

52’ Liçaj ndërhyn ndaj Denison, ky i fundit rrëzohet në fushë. Futbollistët e Dinamos kërkojnë karton të verdhë për mbrojtësin e Flamurtarit.

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në radhët e ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Oliveira gjuan një predhë nga jashtë zonës por topi shkon shumë pranë kuadratit dhe del jashtë fushës.

37’ Juri harkon drejt zonës nga goditja e dënimit, topi largohet nga mbrojtja dinamovite.

28’ Fernando godet drejt portës, por nuk ka rrezik pasi topi shkon në duart e Krostës.

26’ Liçaj ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Allmuçës, ndëshkohet me karton të verdhë.

23’ Largohet nga fusha Ivani, në lojë futet Karamba.

22’ Beqja kroson në zonë, topi largohet nga mbrojtja kundërshtare.

9’ Futbollistët e Flamurtarit futen në zonë, por Dikson ndërhyn saktë dhe largon rrezikun.

4’ Flores gjuan nga goditja e këndit, topi largohet me kokë nga mbrojtja e Dinamos.

1’ Nis dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Kuka, Beqja, Qarri, Shkalla, Liçaj, Pjeshka, Juri, Oliveira, Flores, Fernando, Xhonatan;

Trajner: Marcelo Troisi

DINAMO: Krosta, Allmuça, Imami, Dikson, Prodani, Lilaj, Daja, Ivan, Vokrri, Denison, T.Marku;

Trajner: Dritan Mehmeti

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"