VIDEO/ Një ndër episodet më të kontestuara të finales së Juventus-Inter, dalin pamjet e tensionit mes Alegrit dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 14:26

VIDEO/ Një ndër episodet më të kontestuara të finales së Juventus-Inter, dalin pamjet e tensionit mes Alegrit dhe…

Një nga momentet më të kontestuara të finales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit ishte episodi që ndezi zemërimin e Masimiliano Alegrit që çoi atë në një reagim duke u ndëshkuar me karton të kuq, e pasuar dhe me një gjobë.

IN

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ishte i bindur se kishte pësuar një goditje nga një pjestar i stafit të Interit.

Gazetari i të përditshmes italiane “Libero”, Fabrizio Biazin, i cili njihet si një tifoz interist, ka bërë publike në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”, video-n që sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes, duke ulur efektivisht fajshmërinë e anëtarit të stafit të Interit.

Nga pamjet shihet bashkëpunëtori i Simone Inzagit, Mario Çeki, i cili duke u kthyer në stolin e tij, përplas Masimiliano Alegrin.

BUA

Trajneri i Juventusit mendon se gjesti i stafit të zikaltërve është bërë posaçërisht për ta goditur atë.

Ndërsa Çeki kthehet për t’i kërkuar ndjesë Alegrit duke i bërë me gjestin e dorës për të kërkuar falje, ndërsa trajneri i bardhezinjve nuk e pret mjaft mirë atë gjest.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"