VIDEO/ Një mbrojtës i majtë drejt firmës, ja kush pritet të zyrtarizohet sot te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 13:30


VIDEO/ Një mbrojtës i majtë drejt firmës, ja kush pritet të zyrtarizohet sot te Vllaznia

 Te Vllaznia ka nisur puna për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë.

isaevski

Ditën e djeshme në Shkodër ka mbërritu një mbrojtës i majtë, i cili pritet të zyrtarizohet si afrimi më i ri te Vllaznia ditën e sotme.
Bëhet fjalë për maqedonasin, Aleksandër Isaevski, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Dunav në Bullgari, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Probeda Prilep dhe Makedonija GP në Maqedoninë e Veriut.
25-vjeçari është takuar me drejtuesit e Vllaznisë dhe ditën e sotme pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i shkodranëve.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com