VIDEO/ Një maqedonas për Laçin, Mërgjyshi merr sulmuesin e dëshiruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 17:58

VIDEO/ Një maqedonas për Laçin, Mërgjyshi merr sulmuesin e dëshiruar

Laçi kërkon të plotësojë grupin për një sezon të gjatë futbollistik, dhe ditën e sotme, afrimi më i fundit është sulmuesi nga Maqedonia, Marjan Altiparmakovski. 27-vjeçari, ka qenë pjesë e Sarajevos në kampionatin e Bosnje Hercegovinës, ndërsa ka një karrierë edhe në Lituani, me Suduvan, dhe në Kroaci me Inter Zapresiç.

marjan altinparmakovski

Atliparmakovski, teksa ka luajtur në Maqedoni edhe me ekipin e Rabotniçkit, ka qenë shok skuadre me Bojan Najdenov, dhe tashmë do të jenë të dy edhe tek ekipi i Laçit. Vetë trajneri Mërgjyshi, pas ndeshjes së parë në këtë kampionat me Kukësin, e deklaroi se kërkonte një sulmues, pasi vetëm Xhixha, një sulmues tipik, por vetëm 19-vjeç, nuk mund të përballonte të gjithë sezonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"