VIDEO/ Një ish-interist “fik” Milanin, kuqezinjtë e Piolit humbasin “trenin” e titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2021 | 0:05

VIDEO/ Një ish-interist “fik” Milanin, kuqezinjtë e Piolit humbasin “trenin” e titullit kampion

Milani është mposhtur nga Napoli me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A. Një përballje tepër e luftuar që u vendos nga goli i ish-futbollistit të Interit, Politano, i cili mposhti Donarumën në minutën e 49-të.

pOLITANO

Më këtë disfatë në shtëpi, diferenca me kryesuesit e Interit është thelluar në 9 pikë, teksa titulli kampion tashmë është shndërruar në një mision të pamundur.

Nuk mungoi tensioni në minutat e fundit të lojës, teksa sulmuesi Rebiç i hedhur në fushë në minutën e 60-të, u ndëshkuar me karton të kuq në të 91-tën.

Për sa i përket Napolit, skuadra e Gatuzos u ngjit në vendin e 5-të me 50 pikë në 26 javë, 2 më pak se Atalanta e vendit të katërt. Vlen të theksohet paraqitja pozitive e mbrojtësit të Kombëtares, Hysaj, i cili ishte titullar në këtë përballje.

FT: MILAN-NAPOLI 0-1

Politano 49′

 

Mbyllet pjesa e parë me rrjetat të paprekura në “San Siro”. Skuadra e Gatuzos u shfaq më kërkuese në këto minuta, duke goditur 3 herë portën, ndërkohë që Milani regjistroi vetëm 1 goditje në kuadrat. Për sa i përket mbajtjes së topit, miqtë ishin më superiorë me 54%. Maksimoviç është futbollisti i vetëm i ndëshkuar me karton të verdhë në fragmentin e parë të lojës. 

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Dalot, Gabia, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kesi; Kastieho, Çalhanoglu, Kruniç; Leao.

NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenco, Maksimoviç, Koulibali, Hysaj; Fabian Ruiz, Deme, Zielinski; Politano, Mertens, Insinje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"