VIDEO / Një ikonë merr duartrokitjet e publikut, Gilman Lika var këpucët në gozhdë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 0:01

VIDEO / Një ikonë merr duartrokitjet e publikut, Gilman Lika var këpucët në gozhdë

Gilman Lika i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Ish-kapiteni i Vllaznisë, një nga emrat më të njohur të futbollit shkodran në dy dekadat e fundit, ka vendosur që ta mbyllë në moshën 34-vjeçare me futbollin e luajtur, pas një viti pushim ku nuk kishte gjetur një projekt që ta bindte për të vazhduar karrierën e tij.

gilman lika

Lika ka shkelmuar sot topin e parë në “Loro Boriçi” para sfidës mes Vllaznisë dhe Teutës, për të marrë edhe duartrokitjen mëse të merituar nga publiku shkodran që e kishte idhull për shumë vite, që kur debutoi me kuqeblutë në vitin 2004.

Përveç Vllaznisë, Lika është aktivizuar në karrierën e tij edhe me Haçetepe, Boluspor, Dibakirspor dhe Al Faisal, Flamurtarin dhe Tiranën. Ndërkohë, ai ka luajtur në 19 ndeshje me fanellën e përfaqësueses shqiptare A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"