VIDEO/ Një “Hysaj i ri”, talenti shqiptar shënon supergol nga 23 metra distancë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:45

VIDEO/ Një “Hysaj i ri”, talenti shqiptar shënon supergol nga 23 metra distancë

Futbollisti i Shqipërisë U19 Rezart Rama i ka mahnitur të gjithë në Angli në takimin e grupmoshës U23 midis Notinghemit dhe Shefildit në kompeticionin “Professional Development League”.

download

19-vjeçari realizoi një gol spektakolar nga distancë prej 23 metrash. Ai mori topin dhe gjeti hapësirë duke e goditur fuqishëm me të djathtën dhe nuk i dha asnjë shans portierit të Shefildit.

GOLI

Rama po ndihmon mjaft mirë ekipin e tij, i cili renditet në krye të klasifikimit për “Professional Development League” me 38 pikë.

Ai është rritur si produkt i akademisë së Olimpiakosit, ndërsa këtë sezon vendosi të transferohej në Angli te Notinghemi.

Rezart Rama përfaqëson Shqipërinë duke u aktivizuar me të gjitha ekipet zinxhir të tij. Rezarti aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"