VIDEO / Një gol i Çilluell dhe portieri që kthehet në hero, Çelsi vuan por fiton përballë surprizës së sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 21:19


VIDEO / Një gol i Çilluell dhe portieri që kthehet në hero, Çelsi vuan por fiton përballë surprizës së sezonit

Një predhë nga Ben Çilluell i dha Çelsit fitoren 1-0 ndaj Brentford, në një duel në kampionat mes dy skuadrave që zhvillohej për herë të parë që nga viti 1947.

sdfsdfsdfsdfsd

Të dy skuadrat shkonin në përballje të pamposhtura në derbin e Londrës që kishin luajtur deri tani, me ekipin që erdhi nga Championship i cili kishte çuditur jo pak në këto javë të para. Deri në minutën e 17 kishte paqe e më pas Mbuemo goditi shtyllën dhe Lukaku gjeti rrjetën, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, para pushimit të ndeshjes ishte Çilluell ai që kaloi në avantazh skuadrën e tij me një gjuajtje të shkëlqyer, duke vazhduar formën e tij fantastike pasi lojtari ka gjetur rrugën e rrjetës në tre ndeshjet e fundit me klubin apo kombëtaren.

Në pjesën e dytë, Brentford luajti me më shumë entuziazëm dhe iu afrua përsëro golit, i ndalur nga portieri Mendi që bëri disa pritje mbresëlënëse, teksa e ndihmoi edhe fati me shtyllën e dytë të goditur nga Mbuemo në këtë sfidë. Gardiani bëri disa devijime vendimtare për të siguruar që skuadra e tij do të merrte pikët e plota, duke kaluar edhe një herë Sitin dhe Liverpulin në garën për titullin kampion në Premier Ligë.


renditja

 

PANORAMASPORT.AL