VIDEO/ Një fëmijë futet në fushë, gjesti i madh i Nejmar duartrokitet nga të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:35

VIDEO/ Një fëmijë futet në fushë, gjesti i madh i Nejmar duartrokitet nga të gjithë

Nejmar, është shpesh i akuzuar për hedhjet e tij në fushën e lojës, dhe për faktin se ankohet gjithmonë kur pëson ndërhyrje nga kundërshtarët. Por, ditën e djeshme, ai ka marrë shumë duartrokitje, kur në ndeshjen ndaj Nimes në transfertë, një tifoz i vogël është futur në fushë.

38aeae125b8b53688de01af456ee62c7

Tifozi, mbante veshur fanellën e Mbape me Francën, dhe ia doli t’i shpëtonte rrethimit, dhe u fut në fushë, duke i shkuar brazilianit. Mesa duket, ëndrra e tifozit të vogël u bë realitet, dhe Nejmar filloi ta përqafonte, ndërkohë që i dha edhe fanellën që mbante veshur. Në atë moment, shpërthyen edhe lotët nga sytë e tifozit të vogël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"