VIDEO/ “Një e enjte e paharrueshme”, Marash Kumbulla publikon pamjet e ditës së tij të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:46

VIDEO/ “Një e enjte e paharrueshme”, Marash Kumbulla publikon pamjet e ditës së tij të veçantë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i cili aktualisht është i dëmtuar, ka ndarë me ndjekësit e tij golin e tij të parë me skuadrën e Romës ku e ka realizuar ndaj Jang Bojsave këtë sezon në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa Ligës, ku ky takim përfundoi me rezultatin 1-2 për verdhekuqtë.

Marash Kumbulla

Mbrojtësi 21-vjeçar ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social në “Instagram” ku shkruan: “Goli im i parë si verdhekuq. Një e enjte e paharruar.

Një forca e madhe shkon sot për djemtë.” Kumbulla këtë sezon me fanellën e skuadrës nga kryeqyteti është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 18 sfida ku ka realizuar 2 gola.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"