VIDEO/ Një basketbollist pozitiv me Koronavirus, NBA pezullon të gjitha ndeshjet. Shikoni si “tenton” ta përhapë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 10:12

VIDEO/ Një basketbollist pozitiv me Koronavirus, NBA pezullon të gjitha ndeshjet. Shikoni si “tenton” ta përhapë…

Basketbollisti i Utah Xhaz, Rudi Gobert, ka rezultuar pozitiv në analizat për Koronavirus, duke sjellë kështu një panik shumë të madh në NBA.AFP_1PT4RI-khdG-U3601646190373cwE-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Pikërisht drejtuesit e federatës, kanë marrë vendimin që NBA, të pezullohet për rreth dy javë dhe më pas do të merret një vendim tjetër se çfarë do të ndodhë. Gobert i cili tashmë mbart Koronavirus do të futet në karantinë, por nuk do të jetë vetëm ai.

Gjithashtu në karantinë pritet të futen edhe skuadrat që kanë luajtur me Utah Xhaz në ndeshjet e fundit, pasi ekziston mundësia që Gobert ta ketë transmetuar edhe te persona të tjerë.

Një episod i veçantë ka ndodhur me basketbollistin e prekur me Koronavirus, i cili gjatë konferencës para se të dilnin përgjigjet se ishte pozitiv, ka prekur mikrofonat dhe tavolinën, për të treguar se nuk ka frikë, por kjo mund ta ketë përhapur edhe më shumë Koronavirusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"