VIDEO/ Një autogol vendos finalen e parakohshme Francë-Gjermani, “gjelat” bëjnë ligjin në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 0:27

VIDEO/ Një autogol vendos finalen e parakohshme Francë-Gjermani, “gjelat” bëjnë ligjin në Mynih

“Gjelat” bëjnë ligjin në Mynih! Franca e ka nisur me këmbën e mbarë Europianin, duke mposhtur  Gjermaninë me rezultatin 1-0, në sfidën e vendosur nga autogoli i Humels në minutën e 20-të.

franca festa

Një sfidë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërkohë që vlen të theksohet se kombëtarja e Deshamp, gjeti edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës me anë të Mbape dhe Benzema, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

Një fitore ndaj një rivali direkt do të trembte dhe kundërshtarët e tjetër të cilët do të ndjekin me kujdes rezultatin e kësaj ndeshje.

Franca festa e golit

Edhe pse Gjermania, nuk u dorëzua deri në fund, duke tentuar që të largohet nga kjo përballje delikate, qoftë edhe me 1 pikë, nuk ia arriti, pasi ishin “gjelat” ata që festuan triumfin.

FT: FRANCË-GJERMANI 1-0

Humels 20′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+4′ Zëvendësim te Franca, largohet Rabio, vendin e tij e merr Dembele.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim te Franca, largohet Benzema, vendin e tij e merr Toliso.

87′ Gjermani kryen 2 zëvendësime, largohen Ginter dhe Gosens në fushë Xhan dhe Voland.

85′ Tjetër gol i anuluar, kësaj here ishte Benzema që shënoi, por VAR-i sinjalizon pozicion jashtë loje.

78′ Mbape kërkon 11-metërsh, pas duelit me Humels, duke u rrëzuar brenda zonës, por për gjyqtarin, gjithçka e rregullt.

73′ Gjermania kryen edhe 2 zëvendësime, largohet Gnabri për Verner, si dhe Haverc për Sane.

66′ Mbape gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

58′ Përplasje e fortë mes Gosens dhe Pavard, mbrojtësi i Francës plaset në tokë, kërkohet ndërhyrja e ndihmës mjekësore.

54′ Gjermania kundërpërgjgijet me Gnabrin, që provon fluturimthi brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon fare pranë traversës.

52′ Shans i artë për Francën, me Rabio, që godet shtyllën brenda zonës. Mesfushori i Juventusit nuk preferoi të pasonte. Ndërkohë e përgjumur mbrojtja e Gjermanisë.

46′ Starton pjesa e dytë! Nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Kimish godet me takë në fytyrë Hernandezin, një veprim i paqëllimshëm ky i futbollistit gjerman, ndaj shokut të tij të skuadrës te Bajerni.

38′ Mundësi e mirë për gjermanët, por Gyndoan, nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Mbape ndez “turbon” në krahun e majtë, por vendimtare ndërhyrja e Ginter, që largon rrezikun në këndore.

33′ Në këto minuta, loja përqëndrohet në mesfushë, ku nuk mungojnë pasimet e shumta.

27′ Goditje dënimi për Gjermaninë, provon Toni Kros me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

22′ Gjermania provon të kundërpërgjigjet me Myler, tentativa e tij me kokë brenda zonës, shkon jashtë kuadratit.

20′ GOOOOL FRANCA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Humels shkakton autogol, pas topit të harkuar nga Hernandez. I pafat mbrojtësi gjerman. 

17′ Tjetër mundësi për Francën me Mbape, që lëshon një gjuajtje të rrezikshme, por Nojer grushton topin në këndore.

16′ Pranë golit Franca me Pogba. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori godet me shpatull nga shumë pranë vijës fatale, por topi shkon mbi kuadrat. Dëshpërohet Benzema që priste pas tij.

15′ Vendimtar Ginter me ndërhyrjen e tij, që largon një harkim të Pavard nga e djathta në këndore.

12′ Ende asnjë rast flagrant në portat respektive, skuadrat duket se po studiojnë njëra-tjetrën në këto minuta të para!

7′ Kimish ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Hernandez!

3′ Goditje dënimi për Gjermaninë, Kros harkon në zonë për Humels që provon me kokë por jashtë kuadratit.

1′ Starton finalja e parakohshme e Europianit!

FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Loris, Pavard, Kimpembe, Varane, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp

Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Havertz, Kros, Gnabri, Gosens, Gyndoan, Havertz, Myler, Trajner: J.Lëv

gjermani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"