VIDEO / Një autogol i mohon rekordin absolut Besart Berishës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2016 | 17:33

VIDEO / Një autogol i mohon rekordin absolut Besart Berishës

E tërë Australia ishte bërë gati për të parë Besart Berishën të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në kontinentin e largët.

Berisha Melburn

Këtë mundësi sulmuesi nga Prishtina e pati në minutën e 29-të të ndeshjes kundër Central Coast Mariners. Teksa të gjithë kujtuan se 31-vjeçari e shtyu topin në rrjetë, festa e tij u shua menjëherë sapo u kuptua se në fakt, bëhej fjalë për një autogol.

Topi i kthyer nga Berisha po shkonte jashtë, por në momentin e fundit u devijua nga mbrojtësi mik Xhek MekGin dhe përfundoi në rrjetë duke u dhënë të zotëve të shtëpisë avantazhin 4-1.

Kamerat kapën edhe reagimin e legjendës Arçi Tompson, me të cilin Berisha ndan për momentin rekordin me 90 golave.

Arci Tompson

Sa për kronikë, Melburn Viktori fitoi 4-1 dhe mbetet -7 nga Sidnei kryesues, por me një ndeshje më tepër për të luajtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"