VIDEO/ Një 17-vjeçar ndëshkon Teutën në minutat e fundit, durrsakët mposhten minimalisht në ndeshjen e parë ndaj Shamrokut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 23:50

VIDEO/ Një 17-vjeçar ndëshkon Teutën në minutat e fundit, durrsakët mposhten minimalisht në ndeshjen e parë ndaj Shamrokut

Teuta u mposht me rezultatin minimal 1-0 ndaj Shamrokut në sfidën e parë të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, të zhvilluar në Dublin, teksa gjithçka mbetet e hapur për përballjen e kthimit që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, më datën 12 gusht.

Shamroku

Ishte futbollisti 17-vjeçar, Emaku, i cili i hedhur nga stoli ndëshkoi durrsakët në minutën e 91-të. Durrsakët u mbrojtën mirë përgjatë 90 minutave, teksa u ndëshkuan në shtesë.

STATISTIKAT E NDESHJES SIPAS “SOFA SCORE”, PËRGATITUR PËR “PANORAMA SPORT”: 

Shamrok666

FT: Shamrok-Teuta 1-0

Emaku 90+1′

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet sfida!

90+1′ GOL SHAMROK 1-0/ Shtangen durrsakët, një 17-vjeçar ndëshkon Teutën. Emaku realizon në ndeshjen e parë në Europë dhe në të tretën me fanellën e Shamrok.  Talenti irlandez, u hodh në fushë në minutën e 83-të. 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha, Asion Daja, vendin e tij e merr Sebino Plaku.

83′ Shamrok i kryen të 5-ta zëvendësimet dhe kërkon me ngulm golin e avantazhit.

74′ Braziliani Xhekson është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

69′ Trajneri Martini kryen 2 zëvendësime, largohet Seferi dhe Kallaku, në vendin e tyre Gruda dhe Georgiev.

60′ Vendasit janë hedhur të gjithë në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por mbrohen mirë durrsakët.

55′ Shamrok kërkon penallti pas rrëzimit të Uats brenda zonës, por për gjyqtarin ndërhyrja e Arapit konsiderohet e rregullt.

50′ Pranë golit Shamroku, vendimtar Stivi Frashëri, që me pritjen e tij pas një harkimi nga këndi, i mohon avantazhin irlandezëve.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Provojnë të rrezikojnë durrsakët me Taulant Seferin, por tentativa e sulmuesit të Kombëtares, ndalet nga mbrojtësit e Shamrok.

33′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

27′ Tjetër tentativë e rrezikshme e Shamrok, që harkon nga e majta, drejt zonës, por kontrollon gjithçka portieri Frashëri.

20′ Rasti i parë i rrezikshëm për Shamrok me anë të Mandroiu, por tentativa e tij u ndal mjaft bukur nga Stivi Frashëri. Pranë golit vendasit.

13′ Minuta të qeta, irlandezët kanë kontrollin e topit, duke u përpjekur të avancojnë drejt zonës së Teutës.

3’ Seferi niset në kundërsulm por nuk arrin të kalojë mbrojtësin e fundit të vendasve i cili i heq topin nag këmbët.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Dublinit.

FORMACIONET ZYRTARE

SHAMROK ROVERS: Manus, O’Brajen, Lopes, Greis, Fin, Uots, Touell, O’Nill, Skeils, Mandroiu, Gefnei.
Trajner: S. Bredli

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Dragarski, Arapi, Kotobelli. Karabeci, Daja, Vila, Kallaku, Xhekson, Seferi.
Trajner: E. Martini

sdfsdfsfs

sdfsdffffff

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"