VIDEO/ Nis me fitore epoka “Kuman”, Barcelona kalon lehtësisht ekipin e kategorisë së tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 12, 2020 | 21:22


VIDEO/ Nis me fitore epoka “Kuman”, Barcelona kalon lehtësisht ekipin e kategorisë së tretë

Ronald Kuman debutoi me fitore në ndeshjen e sotme kundër ekipit të kategorisë së tretë të futbollit spanjoll  Gimnastica.
img_pmorata_20200912-195810_imagenes_md_propias_pmorata_fcbarcelonanastic779-0079-kg-U483438048296YNC-980x554@MundoDeportivo-Web
Me një rreshtim 4-2-3-1, tekniku holandez hodhi në fushë që nga minuta Lionel Mesi dhe Antuan Grizmanin, ndërsa  pati dhe për Filipe Kutinjon, i cili do të luajë këtë sezon në “Kamp Nou”.

Golat e këtij takimi u shënuan nga Osman Dembele, Antuan Grizman dhe Kutinjo (dy të fundit me penallti).

Megjithatë, Kuman ka një rrugë të gjatë përpara për të çuar Barcelonën në majën e futbollit pas  zhgënjimit të madh të sezonit të kaluar dhe kaosit që u përfshi klubi.

Ndërkohë, Luis Suarez dhe Arturo Vidal nuk u grumbulluan për këtë sfidë, ç’ka lë të kuptohet qartë se e ardhmja e tyre në “Kamp Nou” ka përfunduar.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com