VIDEO/ Nis aventurën në Rumani, Vesel Limaj prezantohet tek klubi i ri. Ja cilin numër do të mbajë në fanellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 15:49

VIDEO/ Nis aventurën në Rumani, Vesel Limaj prezantohet tek klubi i ri. Ja cilin numër do të mbajë në fanellë

Mesfushori kosovar Vesel Limaj ka nisur një aventurë të re në Rumani, me skuadrën e Hermanstadt. Limaj është prezantuar ditën e sotme ndërsa cilësohet si një goditje e madhe për ekipin.

Screenshot_1-49-758x336

Në këtë sezon, skuadra ku do të luajë kosovari pozicionohet në vendin e 11-të me 24 pikë ndërsa synon që të ngjitet në grupin e ekipeve që luftojnë për kampionatin dhe për të shmangur luftën e mbijetesës.

Rikujtojmë që me fanellën e Tiranës, Vesel Limaj fitoi titullin duke rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës bardheblu, ndërsa në këtë pjesë të parë të sezonit, fantazisti luajti 14 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"