VIDEO/ Nigeria ndal Brazilin, ekipi i Tites zhgënjen përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 16:18

VIDEO/ Nigeria ndal Brazilin, ekipi i Tites zhgënjen përsëri

Nigeria ka ndalur në barazim 1-1 Brazilin, në një ndeshje të barabartë nga të dyja ekipet.1570963556_558477_1570975046_noticia_normal_recorte1

Ndeshja nisi menjëherë me probleme për të besuarit e Tites, teksa në minutën e 12’, Nejmar pësoi një dëmtim dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Kutinjos. Ishte kombëtarja afrikane e cila kaloi e para në avantazh, teksa në minutën e 35’, Zhoe Aribo shënoi një gol shumë të bukur pasi kishte dribluar disa mbrojtës kundërshtarë.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa e dyta nisi menjëherë me Brazilin në sulm. Pikërisht në minutën e 48’, Kasemiro shënoi për një gol, pasi topi i ishte kthyer nga tranversa, për t’i dhënë ekipit të tij barazimin.

Pavarësisht tentativave të shumta nga të dyja ekipet, rezultati nuk ndryshoi. Brazili nuk po kalon një formë të mirë, teksa në 4 ndeshjet e fundit miqësore ka marrë 3 barazime dhe një humbje. Për më shumë shikoni videon me golat dhe rastet e ndeshjes:

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"