VIDEO/ Ngjitja në elitë pas 4 vitesh, shikoni festën e çmendur te Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 12:44

VIDEO/ Ngjitja në elitë pas 4 vitesh, shikoni festën e çmendur te Kastrioti

Pas katër sezonesh në Kategorinë e Parë, Kastrioti rikthehet sërish në elitë. Krutanët ngjiten në Superiore pas një sezoni të shkëlqyer, ku edhe pse me një formulë përgjysmimi pikësh, nuk e vunë në diskutim vendin e parë që nga starti i kampionatit dhe deri dje ku fituan 3-0 ndaj Besëlidhjes dhe zyrtarizuan ngjitjen.

Festa

Ndryshe nga dy sezone më parë ku krutanët tentuan dhe ishin shumë pranë rikthimit, por nuk ia arritën pasi gabuan në dy ndeshjet e fundit, këtë sezon projekti ishte shumë serioz. Me teknikun Samuel Nikaj në krye, i cili në bashkëpunim me presidencën ndërtuan një ekip cilësor që “vrau” kampionatin shumë shpejt.

Krutanët nuk kishin asnjë rival të denjë gjatë këtij sezoni. Pas 23 ndeshjesh, Kastrioti ka arritur 18 fitore, tre barazime dhe ka pësuar vetëm dy humbje. Me një golavarazh 34-9, krutanët kishin shumë diferenca me ekipet e tjera.

kastrioti-e1523724542282

Aktualisht, skuadra është e shkëputur 11 pikë nga vendi i dytë. Menjëherë pas ndeshjes me Beslidhjen, lojtarët krutanë dhe stafi kanë festuar në dhomat e zhveshjes, duke krijuar një entuziazëm të lartë. Nuk munguan as festim me dy gishta sipër, si dhe këngë festive, që sinjalizuan ngjitjen në Superiore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"