VIDEO/ Ngjarje e rëndë në stadium, tifozët plagosin një polic

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2019 | 22:57

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në stadium, tifozët plagosin një polic

Përballja mes skuadrave rumune Universitad Kluzh dhe Hermansatdt, rrezikoi të kthehej në një tragjedi.

sfdgd6

Ndeshja e vlefshme për “Play Out”, ishte 0-2 në favor të miqve dhe kjo bëri që tifozët vendas të Universitad Klyzh të shpërthejnë, duke u munduar t’ia nxjerrin gjithë mllefin e tyre policit në stadium.

Ata e kanë goditur policin në kokë me një mjet të fortë duke i shkaktuar atij edhe çarje dhe për pasojë, ka humbur shumë gjak duke rrezikuar edhe jetën.

fdgfdgd

Polici është shoqëruar menjëherë në spital ku ka marrë edhe ndihmën e parë, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia rumune ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve që kryen këtë akt vandal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"