VIDEO/ Ngjarje e rëndë, boksieri 28-vjeçar humb jetën pas goditjeve të shumta në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2019 | 20:41

VIDEO/ Ngjarje e rëndë, boksieri 28-vjeçar humb jetën pas goditjeve të shumta në ring

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit. Boksieri 28-vjeçar, Maksim Dadashev, ka humbur jetën pas dëmtimeve të pësuara në ring, gjatë një dueli mbrëmjen e së premtes.

dadashev

Rusi u përball me boksierin nga Puerto Riko, Suber Matias, teksa 28-vjeçari nuk mund t’i mbijetonte goditjeve në fytyrë dhe në kokë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Dadashev, u bë publik nga trajneri i tij, i cili njoftoi se pas disa ditësh në gjendje kome, ai nuk arriti t’ia dilte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"