VIDEO/ “Ngec” edhe Partizani i Mehmetit, të kuqtë ndajnë pikët me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 15:47

VIDEO/ “Ngec” edhe Partizani i Mehmetit, të kuqtë ndajnë pikët me Kastriotin

Partizani është ndalur në një barazim pa gola 0-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2022-01-22 13-43-24-012

Vjen dhe ndalesa e parë e trajnerit Dritan Mehmetit me Partizanin, pas fitores së parë të arritur fundjavën e kaluar ndaj Egnatias me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë nuk kishte raste të rrezikshme ku loja u zhvillua në mesfushë.

Pjesa e dytë nisi me disa raste ku krutanët pretenduan dy herë për penallti në minutën e 59′ dhe 71′ me Kaina Nunjesh dhe Spartak Ajazin.

Të kuqtë e Dritan Mehmetit realizuan gol me Xhuliano Skukën, por anësori dhe VAR-i e cilësoi si pozicion të parregullt.

Kjo ndalesë nuk i shkon përshtat asnjë nga ekipeve ku Partizani me këtë barazim renditet në vendin e 5 në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit ku kanë grumbulluar 12 pikëve.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport

LIVE | PARTIZANI 0-0 KASTRIOTI

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

80′ Skuadra krutane kryen një tjetër zëvendësim teksa largohet Kodra për t’i bërë vend blerjes së janarit Silvio Zogajt.

77′ Partizani i afrohet golit me Stenio Zhuniorit ku Admir Sali ka bërë heroin duke pritur një rast të artë për të kuqtë.

75′ Partizani kryen dy zëvendësime teksa largohet Xhuliano Skuka dhe Kristi Kote për t’i bërë vend Tedi Carës dhe Maguet.

71′ Kastrioti pretendon sërish për 11-metërsh, ku Albion Marku ka mbajtur Spartak Ajazin, por për kryesorin Olsion Yzeiraj ishte çdo gjë e rregullt.

65′ Partizani realizon me Xhuliano Skukën, por anësori ka gjykuar si pozicion jashtë loje. I njëjti vendim u mor dhe nga salla e VAR-it.

60′ Kastrioti kryen një tjetër zëvendësim ku Kaina Nunjesh i lë vendin Spartak Ajazit.

60′ Blerja e janarit për Partizanit, Sherif Kallaku largohet për t’i bërë vend Dajan Liços.

59′ Kastrioti pretendon për penallti teksa Sota ka një kontakt me Kaina Nunjesh.

58′ Kastrioti kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Onanuga dhe në vendin e tij Basha.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 2 minuta shtesë!

40′ Duele të ashpra në mesfushë, teksa edhe Kristi Kote është ndëshkuar me karton të verdhë.

25′ Skuadrat janë të inkuadruar në mesfushë, teksa janë duke u munduar për të gjetur hapësira për shënim.

16′ Vjen kartoni i parë i verdhë i sfidës ku Edon Hasani ndëshkohet me karton të verdhë, pas një prekje të topit me dorë.

12′ Partizani kryen zëvendësim të detyruar ku në vend të Eneo Bitrit aktivizohet Kristi Kote.

10′ Bitri nuk ia del dot, teksa lë skuadrën e Partizanit me 10 lojtarë për momentin pas një dëmtimi të pësuar në sekondat e para të sfidës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

PARTIZANI – Hoxha; A. Marku, Belica, Bitri, Sota; H. Marku, Rrapaj, Mala; Kallaku; Stenio Zhunior, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti.

KASTRIOTI – Sali; Neziri, Dida, Rami; Kodra, Onanuga, Okebugu, Hasani, Husein; Greca, Kaina Nunjesh. Trajner: Emiljano Çela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"