VIDEO/ Nga sharjet në kor te përqafimi i Olsi Ramës, si e festuan te Partizani parakalimin e Tiranës 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 23:28

VIDEO/ Nga sharjet në kor te përqafimi i Olsi Ramës, si e festuan te Partizani parakalimin e Tiranës 

Një festë legjitime shpërtheu në “Elbasan Arena”, pas përfundimit të duelit me Kastriotit dhe Partizanit me rezultatin 1-4. Falë këtij triumfi dhe hapit fals të Tiranës ndaj Bylisit, “demat e kuq” të drejtuar nga Kolela, parakaluan bardheblutë duke u ngjitur në krye të renditjes.  

Collage Maker-25-May-2023-11-27-PM-9346

Në momentin e përfundimit të ndeshjes në Rrogozhinë, mes Tiranës dhe Bylisit me rezultatin 2-2, enutziazmi u rrit ndjeshëm në Elbasan, teksa nuk munguan përqafimet e drejtorit Olsi Rama, me miqtë dhe drejtuesit e tjetër të Partizanit.

Në këtë moment tifozët e Partizanit të pranishëm në Elbasan, nuk i kursyen as sharjet në kor për rivalët e Tiranës pas parakalimit në renditje, teksa festonin me futbollistët e kuq me flakadanë dhe kërcime.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"