VIDEO/ Nga Rusia në Arabi dhe në fund në Turqi, Khabib shtrëngon duart me Erdoganin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 22:16

VIDEO/ Nga Rusia në Arabi dhe në fund në Turqi, Khabib shtrëngon duart me Erdoganin

Kampioni absolut në peshat e lehta të UFC-së, Khabib Nurmagomendov pas triumfit në Las Vegas përballë kundërshtarit irlandez, Konor Mek Gregor, filloi një sërë takimesh me emra të mëdhenj të politikës botërore. Fillimisht ai drekoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ku dhe mori përgëzimet e kreut të shtetit rus.

khabib

Pas tij ishte radha të takohej me sheikun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Diab Bin Zajed Al Najhan. Dhe pas tij ditën e sotme ai është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ku dhe kanë shtrënguar duart. Kjo foto është postuar nga vetë luftëtarit në Instagram ku shkruan: “Ishte kënaqësi që të takova”.

bandicam 2018-10-29 22-14-01-746

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"