VIDEO/ Nga një gol për çdo pjesë, Çelsi likuidon Porton dhe hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:44

VIDEO/ Nga një gol për çdo pjesë, Çelsi likuidon Porton dhe hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales

Çelsi ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, teksa ka mposhtur në ndeshjen e parë të çerekfinales, Porton në transfertë me rezultatin 2-0.

mount.chelsea.2020.21.abbraccio.750x450

Blutë e Londrës e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa u shfaqën më kërkues që në fillim, me golin që erdhi në minutën e 32’, ku Mejson Maunt, pas një topi të marrë jashtë zone, bën një lëvizje të bukur për të gjuajtur fortë dhe topi u ndal në rrjetë.

Pjesa e dytë nisi me Porton më kërkues, të cilët krijuan disa raste për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Atë që nuk e bënë portugezët, e bëri skuadra e Tuhelit. Në minutën e 85’, Çiluell rrëmben një top në mbrojtjen e Portos, për ta dribluar më pas edhe portierin dhe për ta dërguar topin në rrjetë.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo, e cila i jep një ndihmë të madhe anglezëve, për ndeshjen e kthimit.

FT| Porto-Çelsi 0-2

Maunt 32′, Çiluell 85′

FORMACIONET ZYRTARE

celsi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"