VIDEO/ Nga Levandosvki te Benzema, ja yjet e futbollit që stërviten në karantinë me fëmijët e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 16:49

VIDEO/ Nga Levandosvki te Benzema, ja yjet e futbollit që stërviten në karantinë me fëmijët e tyre

Përhapja me shpejtësi e COVID-19 ka detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi dhe të kalojnë kohën me familjet e tyre.

Benzema

Futbollistët, ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë duhet të ruajnë veten nga koronavirusi dhe për këtë arsye duhet të përshtaten me kushtet e shtëpisë për të bërë stërvitje.

levandovski

Të detyruar të mbajnë trupin në formë, sepse kur të rikthehen në fushën e blertë duhet të jenë të gatshëm fizikisht për të përfunduar sezonin e lënë përgjysmë, shumica prej tyre kohën e stërvitjes e kalojnë me fëmijët.

papu gomez

Në videon e mëposhtme do të shikoni disa nga futbollistët të cilët stërviten, hanë ose luajnë me fëmijët e tyre. Ata janë Lucas Vasqus, Serxhio Ramos, Çes Fabregas, Arturo Vidal, Ricardo Quaresma, Robert Levandovski, Tiago Alkantara, Ivan Perisiç, Karim Benzema dhe Papu Gomez.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"