VIDEO/ Nga Konte, Zhang e lojtarët, shpërthen shampanja në qendrën stërvitore të Interit. Shikoni festën e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 15:02

VIDEO/ Nga Konte, Zhang e lojtarët, shpërthen shampanja në qendrën stërvitore të Interit. Shikoni festën e zikaltërve

Interi fitoi titullin e 19-të në historinë e klubit, teksa festa e zikaltërve ka qenë e madhe për shkak se sollën trofeun në shtëpi pas 11 vitesh mungesë.

kon

Ditën e sotme, gjatë seancës stërvitore të ekipit, zikaltrit janë surprizuar me praninë e presidentit të ekipit Stiven Zhang, i cili siç shikohet në video mban shishe shampanje në dorë. Nuk mungon as trajneri Konte i cili së bashku me lojtarët festojnë triumfin e shumëpritur.

Video u postua nga vetë faqja zyrtare e Interit në “Facebook” duke marrë pëlqime të shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"