VIDEO/ Nga jeta në hotel, te grumbullimet kuqezi. Rrëfehet Silvinjo: Takojmë edhe futbollistë të dëmtuar, të bindur për objektivin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 12:27

VIDEO/ Nga jeta në hotel, te grumbullimet kuqezi. Rrëfehet Silvinjo: Takojmë edhe futbollistë të dëmtuar, të bindur për objektivin

Silvinjo dhe stafi i tij teknik janë zhvendosur në Tiranë dhe po punojnë me orë të plota. Në një rrëfim të gjatë për FSHF, trajneri i Kombëtares ka zbuluar rutinën e tij në punë, ambientimin me Tiranën si edhe objektivin që skuadra jonë ka, për kualifikim në Europian.

silvinjo asd (1)

Jeta në Tiranë? Ndihem shumë mirë në Tiranë, një qytet shumë i bukur, eksperiencë e madhe në jetën time. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë gjithashtu shumë të sjellshëm. Sa i përket punës, jemi gjithë ditën në zyrat e FSHF, e nisim ditën e punës në ora 9:00 dhe punojmë deri në ora 16:00 apo edhe deri në ora 18:00 të pasdites. Kemi pasur rastin të punojmë me djemtë e Kombëtares në fushë herën e parë për ndeshjen me Poloninë, janë seriozë në punë dhe profesionistë të nivelit të lartë. Jam i kënaqur prej tyre dhe nga e gjithë puna që kemi bërë këtu,

Takimet me lojtarët? Herë pas here shkojmë në Itali, Zvicër, Portugali, Spanjë apo Angli për të takuar dhe folur me lojtarët, për t’i dëgjuar ato. Besoj shumë te kjo punë, që të shkosh te lojtari aty ku është, të flasësh me të sy më sy dhe të dish se si është për të krijuar marrëdhënie të mira me ta. Kjo është ajo që ne po bëjmë.

Kur shkojmë diku dhe flasim me lojtarët, për të folur dhe për t’i dëgjuar se si shkojnë gjërat, herë pas here takojmë edhe lojtarë të cilët janë të dëmtuar. Më vjen shumë keq kur një lojtar nuk mund të zbresë në fushë dhe të stërvitet, por edhe një përqafim dhe një takim për të folur me ta është një moment i rëndësishëm për ne në kuptimin që pas përfundimit të kampionateve duhet menaxhuar rikthimi i lojtarëve të ftuar në grumbullim për ndeshjet e Kombëtares, edhe kjo është shumë e rëndësishme.

Rikthimi i lojtarëve? Kemi takuar shumë lojtarë për të menaxhuar sa më mirë rikthimin e tyre me Kombëtaren dhe për t’u përgatitur sa më mirë për këtë grumbullim, pasi kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Për të menaxhuar rikthimin e lojtarëve me kombëtaren është një moment paksa i vështirë sepse kampionatet përfundojnë në data të ndryshme dhe duhet që lojtarët të kuptojnë rëndësinë.

Ndeshjet e ardhshme? Ne e dimë që janë dy ndeshje të vështira, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ne nisim rrugëtimin tonë dhe duhet të luftojmë fort për objektivin tonë. Në ndeshjen me Moldavinë me shumë mundësi do ta kemi stadiumin plot me tifozët tanë, një stadium i ri e i bukur dhe tifozët do të na mbështesin, të na motivojnë e të ndihmojnë skuadrën, kjo është diçka shumë e rëndësishme.

Ne zbresim në fushë për të dhënë 100%, me shumë dëshirë dhe tifozët presin nga ne që të tregojmë në fushë zemrën dhe shpirtin e duhur, organizim i mirë, ritëm dhe atë që duam ne nga kjo skuadër. Dhe ne i kemi këto elementë, lojtarët janë të bindur për këtë objektiv dhe shkojmë për të bërë një ndeshje të mirë, jam i bindur. Forca Shqipëri!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"