VIDEO/ Nga Interi në sfilatë të brendshmesh, shikoni si partnerja ia punon Sensit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 15:10

VIDEO/ Nga Interi në sfilatë të brendshmesh, shikoni si partnerja ia punon Sensit

Viktima e radhës së emisionit “Le lene”, në Itali ka qenë mesfushori i Interit, Stefano Sensi. Teksa lojtari është i dëmtuar, ka rënë “pre” e një shakaje të emisionit, që bashkëpunoj me partneren e tij Xhulia Amodio.

sensi

Partnerja e tij e bindi Sensin që të pozonte me të brendshme për të reklamuar linjën e saj të re. Të dy ranë dakord për këtë gjë, dhe lojtari u fotografua me dy modele. Por, Xhulia gjithmonë në kuadër të shakasë, ka shpërthyer duke bërë skena xhelozie. Sensi nuk duroi dot dhe kështu ka shpërthyer në lot.

Më tej menaxheri i tij, e rëndoi më tepër situatën duke, thënë se një nga vajzat me të cilat kishte realizuar videot, ka shkruar në Instagram se Sensi i kishte zgjatur më shumë se ç’duhet duart.

Kjo shaka është bërë virale në Itali dhe ka shkatuar jo pak të qeshura.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"