VIDEO/ Nga Ibrahimoviç te Ibrahimoviç, ja sa vite kishte Milani që nuk triumfonte në “San Paolo” ndaj Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 22:50

VIDEO/ Nga Ibrahimoviç te Ibrahimoviç, ja sa vite kishte Milani që nuk triumfonte në “San Paolo” ndaj Napolit

Milani triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Napolit me rezultatin 1-3, duke thyer një tabu 10-vjeçare në “San Paolo”.

Ibra-Milan

Fitorja e fundit e kuqezinjve në transfertën napolitane, datonte më 25 tetor të vitit 2010. Atëherë Milani drejtohej nga Masimiliano Alegri, teksa autorët e golave ishin Robinjo në minutën e 22-të dhe Ibrahimoviç në të 72-të. Golin e vetëm për Napolin e shënonte Laveci.

 

Vlen të theksohet fakti se në fushë në ndeshjen e 2010-tës ishte edhe Daniele Bonera, i cili drejtoi Milanin sot, në mungesë të Piolit, për shkak të COVID-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"