VIDEO/ Nga “ferri në parajsë”, Larisa e Kaçes bën përmbysjen e çmendur. Mesfushori shqiptar dhuron tjetër asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 22:30

VIDEO/ Nga “ferri në parajsë”, Larisa e Kaçes bën përmbysjen e çmendur. Mesfushori shqiptar dhuron tjetër asist

Larisa skuadra greke ku luan mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe ka arritur të marrë një fitore spektakolare me përmbysje ndaj OFI-t të Kretës, me rezultatin 3-2.

170739

Skuadra e Larisës e gjeti veten në disavantazh të dy golave që u shënuan shumë shpejtë, në minutën  e katërt dhe të shtatë. Por, asgjë nuk kishte mbaruar, pasi që në minutën e 14-të Kaçe me një asist fantastik, ka shërbyer për Moras që ngushtoi shifrat.

165605

Në të 69-tën, Milosavljeviç barazoi, ndërsa nëntë minuta më vonë Dauda kaloi Larisën në epërsi.

Mesfushori i Kombëtares po kalon një moment shumë të mirë në Greqi dhe duket se rikthehet në formën e duhur me asistet e dhuruara.

Asist Kaçe on Vidnews.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"