VIDEO/ Nevil Dede zbulon prapaskenat e takimit me Edi Rejën: Ja çfarë na kërkoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2019 | 14:34

VIDEO/ Nevil Dede zbulon prapaskenat e takimit me Edi Rejën: Ja çfarë na kërkoi…

Trajneri i Kombëtares U-18, Nevil Dede, doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për miqësoren që kjo Kombëtare e krijuar rishtazi zhvilloi ditën e djeshme ndaj Maqedonisë së Veriut, në stadiumin e qytetit të Librazhit.

bandicam 2019-04-24 14-23-35-628

Sfida u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë që veç të tjerave, Dede zbuloi prapaskenat e takimit me Edi Rejën 1 ditë pas zyrtarizimit të italianit në krye të Kombëtares A.

“Një ditë pas prezantimit ka kërkuar një takim me të gjithë ne, trajnerët e moshave. Diskutimi ishte shumë pozitiv. Trajneri Reja ishte energjik, çdo gjë e shihte me pozitivitet, donte të kishte informacion të saktë për kombëtaret  U-21 dhe U-19 të cilët janë më afër Kombëtares A. Por duhet thënë se ai do të jetë i fokusuar te puna e tij dhe do mundohet të stabilizojë formacionin. Talentet do i vëzhgojë. Informacionin e kishte shumë të madh. Shpresoj që do bëjë një punë shumë të mirë dhe fryma e bashkëpunimit do të jetë shumë herë më e lartë. Në fund fare korniza e bukur është A-ja”, u shpreh Dede.

PANORAMASPORT.AL

Nevil Dede per Edi Rejën on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"