VIDEO/ Nevil Dede në “aksion”, tregon si të stërviten të rinjtë në kushte shtëpie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 20:43

VIDEO/ Nevil Dede në “aksion”, tregon si të stërviten të rinjtë në kushte shtëpie

Trajneri i Shqipërisë U19 Nevil Dede është bërë pjesë e programit edukativ për stërvitjen në kushte karantine për futbollistët e grupmoshës 15-19 vjeç.

Dede

Nëpërmjet një video-je të publikuar nga FSHF-ja, trajneri Dede jep udhëzimet e përshtatshme për të gjithë këta lojtarë në mënyrë që të ruajnë kondicionin e duhur fizik.

Mesazhi i FSHF-së:

Federata e Futbollit, në vijim të programit të saj kombëtar për periudhën pandemike të shkaktuar nga COVID-19, ka në vëmëndje përkujdesjen për futbollistat e rinj e konkretisht grupmoshën 15-19 vjeç.

Për këtë grupmoshë, po kujdeset trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-19, Nevil Dede. Profesor Dede në ciklin e videove që do të shikoni më poshtë e në vijim do të shpjegojë ushtrimet që duhet të kryeni në kushte shtëpie, siç janë ato të izometrisë, koordinimit, teknikës me top etj.

Është shumë e rëndësishme që gjatë zbatimit të ushtrimeve më poshtë, të respektohet rregulli: një njësi kohe ushtrim dhe një njësi tjetër koha e pushimit.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"