VIDEO/ “Nesër ti nuk luan”, Reja batuta me lojtarët. Vizitor special për Kombëtaren në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 17:56

VIDEO/ “Nesër ti nuk luan”, Reja batuta me lojtarët. Vizitor special për Kombëtaren në stërvitje

Stërvitja e Kombëtares shqiptare në stadiumin “Air Albania”, e fundit para ndeshjes së nesërme me Francën, ishte e hapur vetëm 15 minutat e para për mediat.

 5

Ekipi në fillim nisi të bëjë disa ushtrime nxehëse dhe me disa vrapime në gjysmën e fushës, ndërkohë që Reja i ndiqte lojtarët nga pranë. Më pas, filloi një lojë “hendbolli” në gjysmën e fushës, ku lojtarët pasonin topin me dorë, deri sa shkonin te porta kundërshtare, për të provuar të shënojnë më pas vetëm me kokë.

Në këtë moment stërvitje, pati edhe një moment interesant, ku Lenjani goditi pa dashje trajneri Reja. Ndërkohë, italiani i lëshoi edhe një shaka, duke i thënë: “Nesër ti nuk luan”, gjithmonë në kontekstin e shakasë.

Ndërkohë, i pranishëm në stërvitje ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Rama takoi lojtarët që bëheshin gati për stërvitje, gjatë kohës kur Reja dhe Hysaj gjendeshin në konferencë, duke i uruar fat për takimin e nesërm, si dhe për një performancë sa më të mirë në takimin e parë zyrtar në stadiumin e ri.

rama kombetarja

I pranishëm gjithashtu duke ndjekur stërvitjen e Kombëtares, është edhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, që do të jetë edhe nesër në stadium ndaj Francës.

igli tare

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"