VIDEO/ “Nëse i shënojmë edhe një gol, ata mbeten jashtë”, çfarë ndodhi gjatë bisedës mes Mesit dhe Skalonit në sfidën Poloni-Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:22

VIDEO/ “Nëse i shënojmë edhe një gol, ata mbeten jashtë”, çfarë ndodhi gjatë bisedës mes Mesit dhe Skalonit në sfidën Poloni-Argjentinë

Argjentina ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.

bandicam 2022-12-01 14-12-25-985

Golat për përfaqësuesen “Albiceleste” u shënuan nga Mek Alister në minutën e 46′ dhe Alvarez në minutën e 67′.

Trajneri Lionel Skaloni dhe ylli i amerikano-jugorëve, Lionel Mesi gjatë ndeshjes shkëmbyen disa fjalë kur ky i fundit pyeti në pankinë sesa ishte rezultati mes Arabisë Saudite dhe Meksikës, e cila përfundoi me rezultatin 1-2 për meksikanët:

“2-0, 2-0. Nëse i shënojmë edhe një gol, ata mbeten jashtë.”, i thotë Skaloni, Mesit në një bisedë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Në raundin e 1/8-ve, Argjentina do të ketë përballë Australinë, të shtunën e 3 dhjetorit në orën 20:00.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"