VIDEO/ Nëntë vite pritje, skuadra e mesfushorit të Kombëtares fiton titullin e 37-të në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 22:48

VIDEO/ Nëntë vite pritje, skuadra e mesfushorit të Kombëtares fiton titullin e 37-të në histori

Sparta Pragë, skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, shqiptare, Qazim Laçi, siguroi matematikisht mbrëmjen e sotme titullin e 37-të në elitën e futbollit çek pas plot 9 vitesh pa fituar një titull. Barazimi pa gola ndaj Slovackos mbrëmjen e sotme rezultoi vendimtar për të sigluar suksesin.  

Spartaaaaa

Sparta ka një epërsi prej tre pikësh ndaj rivaleve të përhershme Slavia Pragë, kur ka ngelur edhe 1 ndeshje. Për shkak se skuadra e Qazim Laçit ka një bilanc pozitiv në përballjet direkt, titulli është futur në kasafortë.  

Skuadra e Spartës e fitoi titullin për herë të fundit titullin në vitin 2014, me trofeun e parë të ligës që daton në vitin 1912. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"