VIDEO/ Nejmar skuqet, Kavani rekord, PSG-ja fiton “betejën” e vërtetë me Bordonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 23:32

VIDEO/ Nejmar skuqet, Kavani rekord, PSG-ja fiton “betejën” e vërtetë me Bordonë

Humbja me Borusia Dortmundin 2-1 në Ligën e Kampioneve e ka lënë me pasoja PSG-në.

ERfiUMRWsAIId6z

Kampionët e Francës fituan me rezultatin 4-3 kundër Bordosë në javën e 26-ë të kampionatit francez. Parizienët vuajtën jashtëzakonisht shumë për të marrë 3 pikët kundër Bordosë, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.

Në pjesën e dytë, ekipi i Tomas Tuhel përmbysi ndeshjen në 4-2, ndërsa miqtë ngushtuan rezultatin në 4-3.

Golat e fitores për PSG-në u shënuan nga Markinjo (2), Kavani dhe Mbape. Takimi nuk u mbyll në mënyrën më të mirë për Nejmarin, i cili e mbylli ndeshjen me karton të kuq.

Veterani Kavani arriti të shënonte golin jubilar të 200-ë me skuadrën pariziene.

ERfecuuXUAURlIG

Pavarësisht humbjes në Ligën e Kampioneve, PSG-ja vazhdon të afrohet me titullin e nëntë kampion në Francë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"