VIDEO/ Nejmar rikthehet me të kuq, Mbape i jep fitoren në shtesë PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 23:11

VIDEO/ Nejmar rikthehet me të kuq, Mbape i jep fitoren në shtesë PSG-së

PSG është kthyer sot në fushën e lojës në kampionatin francez dhe ka vuajtur më shumë se sa pritej për të mposhtur  Strasburgun, falë një fitoreje të ngushtë 2-1 të komplikuar disi nga Nejmar e të vulosur nga Mbape.

mbape

Në sfidën e luajtur në Paris, vendasit paraqiteshin në fushën e lojës me Nejmar dhe Mbape nga minuta e parë. Por ai që do të gjente golin e avantazhit do të ishte mbrojtësi Markinjos në minutën e 14 të duelit. Kjo la të mendohej se do të ishte një sfidë e lehtë për parisienët, por gjithçka u komplikua në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte një devijim i Markinjos që solli golin e barazimit për ekipin mik e më pas, Nejmar u ndëshkua me dy kartonë të verdhë radhazi brenda 3 minutash, duke dalë nga loja me karton të kuq.

Kjo ia vështirësoi gjithçka skuadrës parisiene që kërkoi me ngulm golin, por e gjeti atë vetëm në minutat shtesë të sfidës, pasi fitoi penallti me Mbape. Ky i fundit goditi vetë nga pika e bardhë dhe shënoi duke i dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij e cila vazhdon të parshojë e pamposhtur në kampionat me 44 pikë pas 14 fitoresh e 2 barazimesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"