VIDEO/ Nejmar e akuzoi për racizëm, por shikoni si e tallte Mesin në të kaluarën mbrojtësi spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:57

VIDEO/ Nejmar e akuzoi për racizëm, por shikoni si e tallte Mesin në të kaluarën mbrojtësi spanjoll

Ofendimet raciste të mbrojtësit, Alvaro Gonzalez ndaj Nejmarit, dyshohet të jenë arsyeja e sherrit masiv në fundin e ndeshjes PSG-Marsejë, ku plot 5 futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq. Ky ishte pretendimi i brazilianit në fundin e ndeshjes, teksa gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq.

eh2ydg_woaay16a

Në një video të siguruar, që po bën xhiron e internetit, shfaqet Nejmar, teksa i drejtohet gjyqtarit të katërt, duke i thënë se ka pasur ofendime racore ndaj tij nga ana e mbrojtësi Alvaro Gonzalez.

Megjithatë ky i fundit nuk është hera e parë që bëhet pjesë e episodeve të tilla. Para pak vitesh, mbrojtësi spanjoll tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, teksa kur ishte pjesë e Espanjolit, në një ndeshje me Barcelonën e tallte Mesin, për fizikun e tij të shkurtër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"