VIDEO/ Nejmar dhe Ikardi nderojnë PSG-në, Poçetino fiton trofeun e parë te kampionët e Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:03

VIDEO/ Nejmar dhe Ikardi nderojnë PSG-në, Poçetino fiton trofeun e parë te kampionët e Francës

Mauricio Poçetino ka fituar trofeun e parë si trajneri i PSG-së, teksa ditën e sotme skuadra që ai drejton, mposhti me rezultatin 2-1 Marsejën, duke fituar Superkupën.

IKARDI

Ishte Mauro Ikardi që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 39’, për t’i dhënë avantazhin të tijve. Pjesa e dytë nisi përsëri me parisienët më kërkues dhe gjetën golin e dytë në minutën e 85’ me Nejmar.

Megjithatë Marseja nuk u dorëzua, pasi shënoi pas vetëm 4 minutave, me Pajet që ngushtoi shifrat në 2-1, por vetëm kaq, pasi nuk mund të bënin më shumë. PSG-ja shijon kështu trofeun e parë për këtë vit, siç është ai i Superkupës së Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"