VIDEO/ Nejmar bën tifozët të ëndërrojnë, braziliani shfaqet në… Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 11:42


VIDEO/ Nejmar bën tifozët të ëndërrojnë, braziliani shfaqet në… Barcelonë

Sulmuesi i PSG-së, Nejmar ka befasuar ndjekësit e tij teksa është shfaqur në Barcelonë.

Collage Maker-18-Aug-2022-11.31-AM

Braziliani është pritur nga një grup tifozësh katalanas të cilët i kanë kërkuar autografe në fanellat e klubit, dëshirë që 30-vjeçari e plotësoi.

Arsyet e kësaj vizite ende nuk dihen, por situata e tensionuar mes Nejmar dhe drejtuesve të Parisit si dhe merkatoja e shfrenuar e Barcelonës kanë bërë tifozët të ëndërrojnë një rikthim të bujshëm të brazilianit në La Liga.


PANORAMASPORT.AL