VIDEO/ Në stadium për të ndjekur Napolin, Bogdani: Më ftoi babai i Hysajt, djali im…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 19:15

VIDEO/ Në stadium për të ndjekur Napolin, Bogdani: Më ftoi babai i Hysajt, djali im…

Ish-bomberi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i cili mban postin e trajnerit të Kombëtares U-19-të, ishte mysafir në përballjen e djeshme mes Napolit dhe Udinezes që përfundoi me rezultatin 4-2, në favor të napolitanëve.

Bogu2

Prezenca e Bogdanit në stadium, nuk i ka shpëtuar gazetarëve të  “Sky Sport”, të cilët kanë përfituar për të bërë një intervistë të shkurtër me “Bogun”.

41-vjeçari tregon se ishte në stadium së bashku me të birin, që ka qenë fatsjellës për skuadrën e Hysajt. Bogdani tregoi se ishte babai i mbrojtësit shkodran ai që e kishte ftuar për të ndjekur këtë sfidë.

Bogu

“Erdha këtu me ftesë të babait të Hysajt, i cili më tha që të vija të shihja një ndeshja. Pastaj edhe djali im dëshironte të bënte foto me futbollistët e Napolit. U solli fat. Bëri me të gjithë, ishin shumë të sjellshëm”, deklaroi Bogdani për “Sky Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"