VIDEO/ “Në rrugë të vras”, kamerat kapin gjithçka. Shikoni momentin kur Mbape kërcënon futbollistin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 23:48

VIDEO/ “Në rrugë të vras”, kamerat kapin gjithçka. Shikoni momentin kur Mbape kërcënon futbollistin e Barcelonës

Kilië Mbape ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ditën e djeshme, mes Barcelonës dhe PSG-së, e cila u mbyll me fitoren 4-1 të këtyre të fundit në “Camp Nou” në ndeshjen e parë për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.

SHERRI MBAPE ALBA

Sulmuesi francez, ishte padyshim “vrasësi” i Barcelonës, teksa arriti të shënojë plotë 3 herë. Megjithatë pak më parë, lojtari kishte bërë edhe një tjetër kërcënim me vrasje, këtë herë jashtë fushës.

Gjatë një dueli në zonë, Mbape acarohet me mbrojtësin e Barcelonës, Xhordi Alba, të cilin e kërcënoi duke i thënë: “Në rrugë unë të vras”. Spanjolli ia kthen me shaka në fillim, teksa thotë: “Shiko, paska mësuar ky tipi. Kë do vrisje ti?!”, i tha Alba. Mbape vazhdoi me të njëjtën fjali, duke e përsëritur edhe njëherë: “Në rrugë unë të vras…”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"