VIDEO/ Në prag të duelit, Fjuri bën deklaratën e fortë: Nëse Xhoshua qëndron tre raunde në ring me mua, unë do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2021 | 14:30

VIDEO/ Në prag të duelit, Fjuri bën deklaratën e fortë: Nëse Xhoshua qëndron tre raunde në ring me mua, unë do të…

Ndeshja e shumëpritur e boksit ndërmjet kampionit aktual Antoni Xhoshua dhe Tajson Fjurit mund të ndodhë këtë verë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tajson Furi kokaine

Të dy palët janë shprehur të hapur për një duel teksa flitet se në kontratë do të përfshihën dy ndeshje brenda vitit, pra humbësi ka të drejtën e rematch-it. Për “Sky Sports Boxing”, Fjuri deklaroi se nëse Xhoshua zgjat më shumë se tre raunde në ring me të, atëherë do të tërhiqet.

“Nëse Xhoshua nuk bie për tokë në raundin e tretë, unë do të largohem tek korneri im dhe do të tërhiqem nga sfida”. Deklarata e fortë e Fjurit ka ndezur debat të gjatë, pasi ky duel është i paparashikueshme për shkak të stilit të ndryshëm të dy boksierëve.

Nga kontrata dy boksierët britanik pritet të përfitojnë 70 milion paund secili, shifra faraonike këto duke marrë parasysh dhe marketingun që përcjell kjo sfidë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"