VIDEO/ Në Madrid “kopjojnë” skenat e Shqipërisë, plas grushti në ndeshjen e basketbollit mes Realit dhe Partizanit të Beogradit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 10:33

VIDEO/ Në Madrid “kopjojnë” skenat e Shqipërisë, plas grushti në ndeshjen e basketbollit mes Realit dhe Partizanit të Beogradit

Ndeshja e basketbollit të Euroligës ndërmjet Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit u pezullua në më pak se dy minuta të mbetura pas një sherri mes lojtarëve të të dyja skuadrave.basketReal Madridi po humbiste 95-80 në shtëpi, por një faull i fortë nga gardiani i Madridit, Sergio Llull ndaj sulmuesit amerikan Kevin Punter, nervozoi lojtarët e Partizanit duke i revoltuar të gjithë.

Basketbollistët u përleshën teksa nuk munguan dhe grushtet mes tyre

“Euroliga Basketball dënon fuqishëm ngjarjet që ndodhën në fund të ndeshjes. Ngjarje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e respektit që promovojnë liga dhe klubet e saj dhe që mishëron sporti i basketbollit”, thuhej në faqen zyrtare të ligës.

Partizani i Beogradit fitoi ndeshjen e parë në Madrid 89-87.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"