VIDEO/ Në “lot” pasi humbi 1 milion euro në poker, Nejmar përsëri në qendër të kritikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 22:11

VIDEO/ Në “lot” pasi humbi 1 milion euro në poker, Nejmar përsëri në qendër të kritikave

Braziliani Nejmar nuk u ndahet dot kritikave, në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Futbollisti është kthyer të jetë përsëri protagonist për “bëmën” e tij të fundit në rrjete sociale.

sdfsdfsfsfddfsd

Gjatë periudhës që është pushim për shkak të dëmtimit që ka pësuar, futbollisti shpesh është shfaqur në rrjete sociale duke luajtur në lojërat online. Një prej tyre është edhe pokeri, pas të cilit ai është shumë i apasionuar. Dhe në një moment të një transmetimi live, pasi kishte humbur rreth 1 milionë euro për një kohë të shkurtër, ai u shfaq duke qarë.

Në fakt ishte një dëshpërim i rremë, pasi ai e ktheu menjëherë të qarën në të qeshur, si për të treguar se nuk e kishte problem të humbte shifra të tilla.

Shfaqje e cila nuk i ka pëlqyer ndjekësve të tij me komente të ndryshme që e kritikonin pasi po jepte shembullin e gabuar duke i bërë publicitet lojërave të bixhozit. Kritikat u shtuan edhe më shumë kur u mësua se ata para kishin qenë në fakt të kompanisë që po sponsorizonte për lojën e pokerit, duke shtuar edhe më shumë tërbimin e tifozëve ndaj tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"