VIDEO/ Në Korçë shënon edhe… era, Skënderbeu fitore të vuajtur ndaj Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 20:58

VIDEO/ Në Korçë shënon edhe… era, Skënderbeu fitore të vuajtur ndaj Kamzës

Skënderbeu ka mposhtur Kamzën me rezultatin 3-2, në takimin e zhvilluar në Korçë. Një sfidë që i pati të gjitha. Golat e veçantë, 11-metërshin dhe lojën e luftuar, por në fund, është skuadra e Dajës ajo që feston.

Zguro

Muzaka i ndihmuar edhe nga era kaloi në avantazh korçarët, ndërsa Soue dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë nuk u dorëzuar dhe barazuan rezultatin në pjesën e parë me golat e Rezit dhe perlën e Zguros. Në fillimin e pjesës së dytë, Xhejms shënoi me kokë golin e fitore.

3-2

Trajneri Julian Ahmataj debuton me humbje në krye të Kamzës, ndërkohë skuadra kryeqytetase është futur plotësisht në zonën e ftohtë, ku e pret një rivalitet i ashpër me Teutën dhe Vllazninë. Ndërsa korçarët me fitoren e sotme shkuan në kuotën e 66 pikëve, +12 nga Kukësi i vendit të dytë.

Skënderbeu-Kamza 3-2

Muzaka 16′, Soue 28′, Xhejms 48′  / Rezi 34, Zguro 45′

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Te Kamza pretendojnë për prektje të topit me dorë brenda zonër, por për gjyqtarin, gjithçka e rregullt.

 

82′ Zëvendësim i tretë te Kamza, largohet Ymeraj në fushë Agalliu.

77′ Zëvendësim te Kamza, largohet Rezi i dëmtuar vendin e tij e zë Kuqi.

777

72′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Xhejms në fushë Vila.

67′ Rrezikon Kamza me anë të Fukuit, por largojne rrezikun mbrojtesit e Skënderbeut.

63′ Fukui provon të barazoj rezultatin sërish, por gjuajtja e tij është devijuar nga ana e Teqjas.

63′ Zëvendësim te Kamza, largohet Fili në vend të tij Xhulio Mehmeti.

58′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gavazaj, në fushë Sabjen Lilaj.

48′ GOOOOOL Skënderbeu 3-2. Xhejms shënon me kokë pas një asistit të Osmanit, duke kaluar për herë të tretë Skënderbeun në avantazh. 


46′ Staron pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu-Kamza 2-2.

45′ GOOOOOOL 2-2. Vangjel Zguro barazon rezultatin me anë të një goditje të kalibruar nga faulli, që përfundoi në trekëndësh. Pjesë e parë spektakolare.

36′ Muzaka provon me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

34′ GOOOOOOL 2-1. Ermir Rezi rihap takimin, pas një aksioni të shpejt të kryeqytetasve, Rezi nga krahu i majtë nuk ka falur, ku i vetëm përballë portierit Teqja e ka dërguar topin në rrjetë. 

28′ GOOOOOL 2-0. Ali Soue tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke dyfishuar rezultatin. 

27′ Gjyqtari Hamiti akordon 11-metërsh, pas pengimit të Xhejms, brenda zonës.

20′ Një tjetër rast shënimi për Skënderbeun, Radas godet fuqimisht nga distanca, por gjuajtja e tij shkon shumë pranë traversës së Avdylit.

16′ GOOOOL 1-0. Skënderbeu ka kaluar në avantazh me një gol tepër të çuditshë. Pas krosit të Muzakës nga këndi. Topi ka marrë një trajektore të çuditshme dhe ka përfunduar në rrjetë. 

13′ Kristi Vangjeli bën një ndërhyrje deçizive duke shpëtuar portën e Teqes.

10′ Sebino Plaku jep sinjalin e parë të rrezikshëm për Kamzën. Sulmuesi gjuan me të majtë, por jashtë kuadratit.

8′ Gavazaj provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.

3′ Skënderbeu jep sinjalin e parë të rrezikshëm, Muzaka hedh një krosim nga kendi, topi është grushtuar nga portieri Avdyli, i cili largon rrezikun.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Lelis, Çukoviç, Zguro, Fili, Malaj, Fukui, Ymeri, Rezi, Plaku. Trajner: Jualian Ahmataj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"