VIDEO / Në Kazakistan e bëjnë zyrtare, sulmuesi i jep lamtumirën Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 23:40

VIDEO / Në Kazakistan e bëjnë zyrtare, sulmuesi i jep lamtumirën Partizanit

Lukas Kardozo nuk është më një futbollist i Partizanit. Sulmuesi brazilian i ka dhënë lamtumirën të kuqve dhe ka nënshkruar me skuadrën e tij të re në kampionatin e Kazakistanit.

Stenio Zhunior, Oskar Kardoza

Siç kishte raportuar “Panorama Sport” që në dhjetor, lojtari kishte marrë një ofertë shumë të mirë financiare dhe ai kërkoi me ngulm largimit nga të kuqtë, me këta të fundit që i bënë të qartë se kërkonin dëmshpërblim për të prishur marrëveshjen me lojtarin e lejuar këtë transferim.

Ndërsa klubi i kuq nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar, Kardozo sot është prezantuar në radhët e klubit të ri, FK Kyzylzhar SK Petropavlovsk. Klubi sigurisht e ka prezantuar me golat e tij të shënuar me fanellën e Partizanit në këto vite, ndërsa në fund shfaqeshin edhe pamjet e tij me fanellën e kuq, por tashmë atë të klubit kazak.

Pritet të mësohet sa ka përfituar Partizani nga ky transferim, teksa duhet kujtuar se klubi i kuq është kritikuar shpesh për faktin se ka lënë lojtarë të lirë pa marrë dëmshpërblim për largimin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"