VIDEO/ Në Itali tallen me mbiemrin e Hysajt, humoristët: Na u deshën 10 minuta ta mësojmë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 18:30

VIDEO/ Në Itali tallen me mbiemrin e Hysajt, humoristët: Na u deshën 10 minuta ta mësojmë!

Dy humoristët e njohur italianë, Pio e Amedeo, kanë realizuar një video të shkurtër me mbrojtësin shqiptar tek Napoli, Elseid Hysaj. Teksa gjendej në teatrin “Augusteo”, dy humoristët talleshin me mbiemrin e shkodranit, Hysaj, të cilin italianët e kanë të vështirë për ta shqiptuar siç duhet, ose e thonë me një theks tjetër.

hysaj humoristet

Në videon e postuar nga vetë Hysaj në Instagram, aktorët shprehen: “Na u deshën plot 10 minuta për të mësuar mbiemrin e tij. Hysaj. Kundërshtar me Hysajn.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"