VIDEO/ Në drekë shënon për Liverpulin, pasdite pastron tualetet. E shtuna e veçantë e Mane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:39

VIDEO/ Në drekë shënon për Liverpulin, pasdite pastron tualetet. E shtuna e veçantë e Mane

Sadio Mane, përveçse është një futbollist i shkëlqyer në fushën e lojës, tregon se ka një personalitet të madh edhe jashtë saj. Në një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, ai shihet teksa pastron banjat e një xhamie.

mane-734x450

Kjo ka ndodhur ditën e shtunë, në rrugën “Mulgrave” në Liverpul, më konkretisht në xhaminë Al-Rahma. Interesant është fakti, se po ditën e djeshme, ai ishte në fushë ndaj Lestërit, ku shënoi edhe një gol. Më pas, ai iu drejtua xhamisë, vend që edhe e frekuenton shpesh, duke dhënë kështu ndihëm e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"